Kulla 200-vjeçare në Herticë, objekti më i vjetër në Llap (Video)

02 tetor 2018 | 19:56

“Historinë e kësaj kulle e di gjithë Podujeva. Është ndër më të njohurat, por edhe e vetmja në këtë rrethinë”. Kështu e nis rrëfimin për “RTV Dukagjinin”, pronari i sotëm i kullës 200-vjeçare, Bajram Haxhiu, për të cilën thotë se brenda saj ndan kujtimet më të mira.

“Kjo kullë është ndërtuar para 200 vitesh. Këtë e ka ndërtuar së pari Bajram Haxhiu, ndërsa punimet i kanë kryer mjeshtrit nga Dibra. Këtu kanë banuar të parët tonë dhe ne deri në kohën e luftës”, tregon Bajram Haxhiu.

E njohur si kulla e Sali Agës, ajo gjendet në fshatin Herticë, 6 kilometra larg Podujevës.

E ndërtuar para më shumë se 200 vjet më parë, Bajram Haxhiu, ka arrit që përgjatë viteve, të kujdeset me xhelozi për këtë objekt, i cili llogaritet se është më i vjetri në qytetin e Podujevës.

“Na familje e madhe kemi qenë. Nga kjo kullë kanë dalë 32 familje. I ka katër dhoma, korridorin, bodrumin poshtë dhe një hamamxhik”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

E ndërtuar me gurë dhe baltë, objekti me 8 dritare, është ndër kullat e vetme në Podujevë.

Haxhiu ka thënë se ky objekt iu ka shërbyer shumë banorëve në periudha të ndryshme.

“Në këtë kullë në kohën e bullgarit, në podrum poshtë është ruajtur drithi, që të mos e gjejnë bullgarët. Në këtë kullë në vitin 1978 kanë qëndruar shumë familje që kanë. Po mundohemi me e rujt se për ne ka rëndësi të madhe”, thotë Haxhiu.

Për shkak të vjetërsisë ky objekt, para pesë vitesh, ka hyrë në mbrojtjen e shtetit si trashëgimi kulturore.

Pronari, Bajram Haxhiu, ka thënë se kjo kullë është njëherit shtëpia e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir…