Kulla më e lartë në Dubai, “vishet” me ngjyrat kuq e zi Kuq e Zi për 28 nëntor

28 nëntor 2022 | 18:22

Një urim kreativ dhe i veçantë ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u ‘vesh’ pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.

Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 32-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa ishte në gjueti në…