Kumbulla shënon gol të bukur ndaj Sampdorias

05 tetor 2019 | 19:18

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon fantastik me Veronën e sapo ngjitur në Serie A. Ai është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm ku thuajse çdo ndeshje deri më tani e ka nisur si titullar.

Ndalesa e parë për të erdhi pas marres së kartonit të kuq, kundër Juventus dhe mungoj dy javët pasardhëse.

Në ndeshjen e javës së tetë që Verona po luan kundër Sampdorias, mbrojtësi 19-vjeçar ka shënuar një super gol me kokë.

Ky është goli i tij i parë në karrierë si profesionist.

Kumbulla është thirrur së fundmi nga trajneri Edi Reja për sfidat që u luajtën kundër Francës dhe Islandës në shtator.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool nuk di të ndalet, viktima e radhës në Premier…