Kundërshtohet taksa për Rrugën e Kombit

25 mars 2018 | 14:08

Prej të dielës ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Kushdo që kalon Rrugën e Kombit do të obligohet të paguajë 5 euro një drejtim me veturë, ndërsa 10 euro me mjete të rënda. Kaq euro duhet të paguajë edhe nëse ktheheni në të njëjtën rrugë.

Qarkullimi me pagesë pritet të fillojë më 15 prill. Ndaj kësaj takse të vënë nga institucionet e Shqipërisë, ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se do t’i drejtohet me një shkresë autoriteteve shqiptare për të zbritur këtë taksë.

“As një konsultë nuk e kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën do t’ua bëjë një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekaj për “Express”, duke shtuar se  kjo është taksë e madhe për shqiptarët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorit Beqir Meha,…