Kupa e Botës, Neymari pritet t’i mungojë Brazilit në ndeshjen e parë
28 maj 2026
| 15:08
Neymar do të jetë tri javë jashtë fushës së gjelbër si pasojë e lëndimit.
Ai pritet t’u mungojë Verdh e Gjelbërve në ndeshjen hapëse kundër Marokut në Kupën e Botës që zhvillohet më 14 qershor.
Ditëve të fundit ishin të shumta spekulimet për situatën e tij, dhe tashmë dihet se si qëndron ajo.
Ish-lojtari i Barcelonës kishte marrë ftesën në momentin e fundit për të vajtur me Brazilin në Amerikë për Botëror.



