Kuqi: Shqipëria ishte zgjedhja ime e parë, por më kërkuan para

01 prill 2019 | 19:35

Shefki Kuqi ka qenë i ftuar në emisionin “Sporti Total” në “Kohavision, ku u rikthye të flasë në lidhje me zgjedhjen që ai bëri vite më parë për të luajtur me kombëtaren finlandeze.

42-vjeçari pranoi para gazetarit se i kishin kërkuar para për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare dhe kjo gjë solli që ai më pas të përfaqësonte Finlandën në arenën ndërkombëtare.

“Që në fillim unë kam pasur dëshirë dhe kam tentuar të luaj për Shqipërinë. Por ata kërkonin para dhe gjëra të tjera. Ashtu ishte atëherë si për pasaportën, si për të luajtur në kombëtare. Nuk më interesonin këtë gjëra dhe mu dha shansi për Finlandën, ku pata një karrierë të bukur e të gjatë”, ka thënë Kuqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj prodhimeve të…