Kur “çmenden” arkitektët (Foto)

14 prill 2019 | 16:25

Shumica e profileve të “Instagram”-it janë të mbushura me foto që tregojnë gjëra të bukura, por një belg ka zgjedhur që të tregojë në fakt shtëpitë më të shëmtuara në Belgjikë.

“Ugly Belgian Houses” përmban mbi 1 400 foto të shtëpive me një pamje që është pak t’i thuash e çuditshme.

Mënyra e ndërtimit të shtëpive ndryshon shumë pasi në Belgjikë ligji është liberal kur vjen puna te ndërtimi i shtëpive.

Hannes Coudenys, personi që poston këto foto, ka thënë se merr shumë ankesa nga bashkatdhetarët e tij. “90 për qind e belgëve janë të mërzitur me mua. Më vijnë shumë ankesa dhe ofendime”, ka thënë ai. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Gula nga Kosova, ka arritur që me sukses të…