Kur dështimet qojnë në domosdoshmërinë e improvizimeve!

05 janar 2024 | 18:31

Nga: Blerim Canaj

Pak ditë më parë është lëshuar një informacion se mund të ketë njohje të reja, apo hapje të një misioni të posaçëm në një vend mosnjohës. Bëhet fjalë për Selinë e Shenjtë. Nuk është se është hera e parë që ka pasur tentime, por ka pasur edhe tërheqje duke mos dashur denigrimin e vendit me një mision në formë shoqate!

Sido që të jetë Neni 11 – Misioni i Posaçëm i Ligjit Nr. 03/L-122 thot se misioni i posaçëm përfaqëson RKS me pëlqimin e një shteti tjetër apo organizate.

Shteti i Vatikanit nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe – deri më tani – nuk jemi në dijeni se a ka dhënë pëlqim Selia e Shenjtë për themelimin e një misioni të veçantë të Republikës së Kosovës atje apo jo.

Në fakt, hapja e një zyreje në një shtet që nuk njeh shtetësinë e tjetrit është ulje e nivelit shtetërorë, mu ashtu siç është anëtarësimi i një shteti në organizata „ndërkombëtare” në të cilat anëtarë janë organizatat jo-qeveritare, agjensionet shtetërore dhe institcionet shtetërore rajonale apo ato lokale, siç bëri Kosova javë më parë.

Përfaqësimet që hapen nën nivel shtetërorë në emër të insistitucioneve si presidencë apo ministri e jashtme, ulin nivelin shtetërorë dhe vendoset asimetri komunikimi apo koordinimi në mes të palëve. Kjo nënkupton se nga e drejta ndërkombëtare shteti që nuk njihet dhe hapë zyrë përfaqësuese pranë shtetit jo njohës, nuk ka vendosur relacione diolomatike. Më konkretisht do funksiononte si një shoqatë!

Shembuj të vendosjes së përfaqësuesëve personal të presidentit apo të shtetit,  pranë një shteti tjetër janë të njohur historikisht, siç ishte rasti i Presidentit të SHBA Nikson me përfaqësuesin e tij pa status diplomatik, apo siç dërgon Vatikani historikisht Delegat Apostolik të cilët poashtu nuk kanë status diplomatik dhe nuk kanë përgjegjësi të kenë relacione me autoritetet shtetërore, por vetëm me autoritetet kishtare të vendit me të cilin nuk ka relacione diplomatike.

Bazuar në shembujt e lartëpërmendur, hapja e zyrës së një agjensioni shtetërorë apo ode ekonomike në një qendër të rëndësishme politike apo ekonomike në një shtet jo njohës si në Spanjë, Rumani, Sllovaki, Qipro, Indi apo Brazil pa dyshim se do të ishte një hap drejt hapjes së bashkëpunimit në sfera konkrete dhe komunikimit fillimisht me segmente jo-shtetërore. Shembull i tillë është zyra përfaqësuse e Kosovës në Athinë, e cila fillimisht është regjistruar pranë autoriteteve jo institucionale. Autoritetet greke theksojnë se zyra si e tillë “nuk do të ketë qasje në MPJ të Greqisë dhe nuk do të lejohet të përdor simbolet apo flamurin e Kosovës.”

Edhe Konventa e Vjenës mbi misionet e veçanta e vitit 1969 e rregullon dhe definon këtë. Sipas Nenit 1 të kësaj konvente një “mision i veçantë” është një mision i përkohshëm që përfaqëson Shtetin, i cili dërgohet nga një Shtet në një shtet tjetër me pëlqimin e këtij të fundit dhe me qëllim të trajtimit të ndonjë çështjeje specifike ose të kryerjes së  një detyre specifike.

Ndërsa neni 3 definon funksionet e një misioni të veçantë. Sipas konventës funksionet e një misioni të veçantë përcaktohen me pëlqimin reciprok të dërgimit dhe Shtetit pranues e Sipas nenit 7 të konventës mosekzistenca e marrëdhënieve diplomatike apo konsullore nuk është e nevojshme për dërgimin ose pritjen e një misioni të veçantë.

Tani na mbetet të shohim se sa qeveria do të funksionojë brenda kornizave ligjore. Nga përvoja e deritanishme dijmë që kjo qeveri çdo veprim e bën duke menduar në konsumimin e brendshëm, por jo që vendi të shohë ndonjë hajr. Po të jetë e kundërta, do befasohesha për së miri! Edhe përvoja me Poloninë që na ka njohur ishte e tillë. Nga këmbëngulja e qeverive të mëparshme që në emër të ngritjes së nivelit të përfaqësimit atje të themelohet ambasada, qeveria e tanishme ka rënë në themelimin e një Konsullate të Përgjithshme. E Konsulli i Përgjithshëm është i emëruar politik, që është shkelje e ligjit, sepse ligji nuk njeh konsuj politik, por vetëm ambasador politik! Kjo pasqyrë ka bërë që së fubdi ndonjë shtet i ka refuzuar Kosovës edhe ambasadorët e emruar politik, madje edhe nëse ata e meritonin! Pra, fare lehtë del gallatë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit