“Kur dola nga BBV 2 u futa në depresion”  Ish-banorja rrëfen si i ndryshoi jetën pjesëmarrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

26 shkurt 2024 | 12:26

“Nuk doja të dilja askund, nuk dilja nga shtëpia, nuk doja të flisja me asnjë njeri”

Eftuara e radhës e Ronaldo Sharkës në emisionin “Mos i bjer me top”, ka qenë Mikela Pupa, e cila ka rrëfyer një nga momentet më të këqija të jetës së saj.

Mikela ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 2” ka rënë në depresion dhe ka bërë disa seanca me psikologen. Sipas ish-banores, kjo eksperiencë e bëri të ndryshojë krejt si njeri dhe t’i japë më shumë tëndësi gjërave shpirtërore se sa materiale.

Kur moderatori i njohur e pyeti: “Nëse do të të pyesnin për momentin më të vështirë të jetës që sa herë e përmend përlotesh, kë do citoje?”, Mikela u përgjigj:

“Që më bën për të qarë, do them situatën jo më të keqe të jetës sime, por një situatë që ka qenë së fundmi është mbas daljes së Bigut pata një bllokim në jetën time sa mu deshën disa seanca me psikologen dhe dy njerëz shumë të dashur që unë i dua fort dhe kanë ndenjur gjithmonë pranë meje, njëri është i dashuri im dhe Xhoin që e dua pafund. Këta njerëz më kanë kthyer buzëqeshjen dhe energjinë pozitive që pata nevojë. Mund të them që isha tamam në depresion, nuk doja të dilja askund, nuk dilja nga shtëpia, nuk doja të flisja me asnjë njeri dhe këto dy që rrinin me mua, u thosha ikni se nuk dua t’ju kem këtu. Ndoshta kanë qenë streset e akumuluara, traumat gjatë gjithë jetës dhe kur rri në një ambient aq të mbyllur dhe pastaj del nga aty dhe Bigu të ndryshon shumë si personazh, të ndryshon perceptimin për jetën, të ndryshon gjërat që mendon se ishin të rëndësishme, pastaj kupton që nuk janë fare të rëndësishme. Mua më ndryshoi shumë në shumë drejtime, fillova t’i jap më shumë rëndësi gjërave shpirtërore sesa atyre materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq nuk ka ndërmend të lërë futbollin në qershor.…