Kur qytetarët e humbin besimin në institucione, gjejnë rrugën të ikin nga vendi

07 korrik 2022 | 08:24

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha në emisionin “Rubikon” në “Klan Kosova”, se kur qytetarët e humbin besimin në institucionet e drejtësisë, kërkojnë rrugë të ikin nga Kosova.

Haxhiu tha se po punon që të bëhet reforma në sistemin e drejtësisë.

Ajo theksoi se qytetarët është dashur të presin edhe 20 vjet për t’ju njohur e drejta e pronës.

“Unë jam ministre e Drejtësisë dhe po punoj për reformat në sistemin e drejtësisë sepse konsideroj se kemi shumë probleme në sistemin e drejtësisë. Kur qytetarët e humbin besimin në këto institucione, ata do ta gjejnë rrugën të ikin nga vendi”, tha Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Kurti është e…