Haxhiu thotë se janë të pakorruptuar, Miftaraj ia përmend Martin Berishajn dhe disa të tjerë

07 korrik 2022 | 08:22

Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Kurti është e pakorruptuar. Por, Ehat Miftaraj ia ka përmendur rastin e Martin Berishajt dhe disa të tjerëve.

‘’A jeni e sigurt? Shumë e sigurt? Kemi Martin Berishajn, për shembull. Kemi rastin e fundit që është arrestuar zyrtari i Vetëvendosjes, prandaj këtë s’duhet thënë me absolut’’, tha Miftaraj në “Rubikon”.

“Zyrtari që po e përmend është në qeveri, a?”, ka pyetur Haxhiu.

“Martin Berishaj, a është në qeveri, a është ambasador? Mimoza Kusari a është me aktakuzë për korrupsion?”, ia ktheu Miftaraj.

Këtyre pyetje Haxhiu iu përgjigj: “E kemi Agjencinë Kundër Korrupsionit. S’jam unë agjenci”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion…