Policia shkon në Shtërpcë, sekuestron kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe

07 korrik 2022 | 08:17

Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe.

Prokurori Rasim Maloku ka njoftuar se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e disa lokacioneve në këtë qytet.

“Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin në katër 4 lokacione”, tha ai.

Maloku tha se po i sekuestrojnë “të gjitha dokumentet”.

Po ashtu, Maloku tha se policia do të zbarkojë edhe në disa vende në të cilat dyshohet se po monitorohen këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale.

“Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë kontrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e sigurisë”, tha ai.

Këto kamera të sigurisë dyshohet se monitorohen nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi e ministrit të Administratës Publike në Malin e…