“Kur u zgjova, ai ishte mbi mua”

11 prill 2022 | 19:59

Malin Andersson ka treguar se si ishte sulmuar seksualisht nga shoku i të dashurit të saj dhe nuk ka folur për këtë gjë për shkak se ajo “ndihej e turpëruar, e pistë dhe e përdorur nga dikush”

Malin Andersson ka treguar se si ajo ishte sulmuar seksualisht nga shoku i të dashurit të saj.

Të hënën, ish ylli i Love Island (29) zgjodhi Instagramin për të treguar një ekstrakt nga autobiografia e saj, që quhet “Positivity Is Our Superpower” (Pozitiviteti është superfuqia e jonë), të cilës ia ka bashkangjitur edhe disa selfie të bukura ku shihet se ka përdorur shumë makeup.

“U zgjova gjatë natës për të parë se shoku i të dashurit tim ishte mbi mua”, ka shkruar ajo, teksa ka një kohë të shkurtër që është bërë nënë.

Ajo e kujton këtë sulm si të tmerrshëm dhe ka pranuar se nuk ka mundur të flet për të për shkak se ajo “është ndier e turpëruar, e pistë dhe e përdorur nga dikush pa dëshirën e saj”. Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Istref Klinaku Në fund të qërshorit të vitit 1997…