Kurora e reperit të famshëm të vrarë shitet në ankand për 600 mijë dollarë

18 shtator 2020 | 12:13

Kurora e reperit të famshëm të vrarë shitet në ankand

Të gjithëve ju kujtohet reperi i famshëm Notorious BIG, emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher George Latore Wallace.

Tri ditë para se ta vrisnin në vitin 1997, ai pozoi me një kurorë plastike, e cila u shit sot në ankand për gati 600 mijë dollarë
Që prej asaj kohe, autori i asaj fotografie, Barron Claiborne, e ka mbajtur kurorën dhe të martën ajo u nxor në ankand nga Sotheby. Edhe pse vlera fillestare ishte 2-3 mijë dollarë, në fund ajo u shit për 594 750 dollarë.
Notorious BIG konsiderohet si një ndër reperët më të mirë të të gjitha kohërave Një pjesë e fitimeve nga këto ankande do të dhurohen për shoqata, përfshirë “Building Beats”, që promovon emancipimin përmes muzikës.

Kurora e reperit të famshëm të vrarë shitet në ankand

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa javë më parë mediat rozë publikuan lajmin se aktori…