Kurrë s’është vonë për të studiuar, ky diplomoi në moshën 96 vjeçe

19 korrik 2021 | 09:06

Archie White është bërë studenti më i vjetër që ka diplomuar në Britani të Madhe.

White është 96-vjeçar dhe ka përfunduar me sukses studimet për art.

Ai mësoi të pikturojë, të fotografojë, madje mësoi edhe fotoshopin gjatë kohës kur po studionte bachelor në Kolegjin “Hastings”.

“Përvoja ka qenë fantastike dhe nuk e kisha aspak problem moshën”, tha White.

Ai bëri me dije se ideja për t’i vazhduar studimet në këtë moshë i erdhi nga një shoqe e tij e cila, po ashtu, kishte përfunduar studimet në moshë të shtyrë.

White planifikon të bëjë piktura dhe të gjitha fitimet nga shitja e tyre t’i dërgojë në qendra humanitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) synon edhe…