Kurrë s’kemi diskutuar për t’iu bashkuar qeverisë Hoti

07 gusht 2020 | 08:40

Anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth zërave për përfshirjen e subjektit që ai përfaqëson në qeverinë e vendit. Hoxhaj ka mohuar se në PDK është diskutuar për t’iu bashkëngjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate në qeverinë Hoti.

“Nuk kemi diskutuar fare”, është shprehur Hoxhaj në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. “Nuk është shtruar asnjëherë në kryesi”, ka bërë me dije ish-ministri i Punëve të Jashtme. “Është qëndrim i PDK-së që do të qëndrojë në opozitë”, ka thënë Hoxhaj. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një ambasador i rëndësishëm është deklaruar kundër projektligjit për…