Kurti: Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë

23 qershor 2022 | 11:00

Dje, pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 62 vjeçe ka ndërruar jetë poeti dhe profesori universitar Xhevdet Bajraj. Pas vdekjes së tij, mijëra fjalë përkujtimore dhe përkushtuese kanë shkruar për të shkrimtarë, diplomatë, krerë të institucioneve të shtetit dhe të kulturës.

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka kujtuar poetin Bajraj, në “Facebook” ka shkruar:

Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.
Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj…
Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prioriteti i Zinedine Zidane është të jetë trajner i kombëtares…