Kurti bashkëbisedoi me profesionistë të suksesshëm të mërgatës në Kaliforni

11 maj 2022 | 16:20

Në përfundim të vizitës së tij dyditore në shtetin e Kalifornisë, kryeministri Albin Kurti është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës sonë, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera.

Gjatë një bashkëbisedimi me profesionistët në kuadër të iniciativës së Qeverisë, Dialogu me Mërgatën, kryeministri Kurti ka falënderuar mërgatën për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në të gjitha etapat dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të mërgimtarëve për progresin e Kosovës, si dhe i njoftoi ata për mënyrat e ndryshme sesi mërgimtarët po arrijnë të kontribuojnë për Kosovën nga jashtë vendit.

Në njoftimin e qeverisë është bërë me dije se mërgimtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në diskutim e sipër u thellua shqyrtimi i formave të inkuadrimit të mërgatës në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit mbarë.

Nga digjitalizimi te Fondi Sovran, nga diplomacia publike te shkolla shqipe, nga investimet në Kosovë te kodimi në shkolla, ishin vetëm disa prej temave të trajtuara që janë të paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e profesionistëve nga mërgata.

“Kryeministri Kurti e përmbylli takimin duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-ve, e duke i inkurajuar ata që të ndajnë aftësitë e tyre të konsiderueshme për ta bërë Kosovën dhe jo vetëm, një shtet edhe më të suksesshëm dhe më të përparuar”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, basketbollisti legjendar i NBA-së,…