Kurti, Begajt: Të bashkëpunojmë për interesat e përbashkëta të qytetarëve

15 gusht 2022 | 17:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kurti ka thënë se Begajt ia ka ofruar mbështetjen për bashkëpunim në mes të dy vendeve.

“Mirëpritëm presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Prishtinë për vizitën e tij të parë zyrtare. E urova për zgjedhjen dhe ofrova bashkëpunimin tim për interesat tona të përbashkëta në dobi të popullit dhe qytetarëve tanë, demokracisë, përparimit dhe sigurisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar…