Kurti bukur keq e ka gjendjen

12 prill 2023 | 08:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk e përkrah Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Por, ai tha se e ka përpi Asociacionin sepse, sipas tij, ka qenë obligim i Kosovës dhe këtë e ka bërë në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E kuptoj se çka do të thotë kur një marrëveshje ndërkombëtare është kthyer në çështje të shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të vendit tim. Fare të mos jetë çështje e marrëveshjes ndërkombëtare, në moment që ki vendim të gjykatës tënde, ti mbetesh me të”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

Ai foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, ku tha se është gjuhë e përsëritur, teksa shtoi se në zbatimin e marrëveshjes do ta ndihmojë Kurtin.

“Në çdo nen ka diçka që ka qenë edhe në nen tjetër, është gjuhë e përsëritur pa efekt. Unë ndihmoj në zbatim, por jo përmes bashkëqeverisjes. Nuk kemi asnjë plan të përbashkët qeveritar. Unë s’do t’i bashkohem në ndonjë mënyrë”, është shprehur Haradinaj.

Më tej, ai tha se me kryeministrin Kurti është ballafaquar kur të gjithë, sipas tij, janë strukur.

“Unë s’i mëshoj për së rati askujt. Sa është në këmbë po, unë ia kam dhënë ballafaqimin Kurtit kur të gjithë janë strukur. Është bukur i lodhur, i rrëzuar e në presione e bukur keq e ka gjendjen”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se këto zgjedhje do të dështojnë.

“Prapë ne do ta humbim fytyrën tonë. Nëse rezultati është nën 10 për qind niveli pjesëmarrjes. Mos të bëjmë hajgare. Ne jemi duke e mashtruar veten. Edhe aleatët të lënë për të dështuar, në mënyrë që ta tregojnë vendin”, tha Haradinaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

Ai tha se u insistua me ‘budallakinë e vendit tonë’ që të mbahen zgjedhjet sërish atje.

“E kemi ngrirë kokën e kemi thënë ne jemi shtet, e kemi Kushtetutën, i kemi ligjet i shpallim zgjedhjet. E ku kemi mbërritur? Mos me pas ardhur amerikani që të na nxjerrë nga aty, kishim mbetur në të”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku mbrëmë…