Në këtë vend u sulmua Valon Syla. Kujdes, pamjet janë të rënda!

12 prill 2023 | 08:25

Janë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku mbrëmë është sulmuar gazetari dhe analisti Valon Sula.

Mbrëmë vonë Syla është sulmuar nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në medie është publikuar një video ku Syla flet pas intervenimit që kishte në QKUK.

“Disa islamikë fanatikë më kanë sulmuar shpejt e shpejt. Ka ndodh dhe kanë ik”, ka thënë Syla.

Edhe sipas dëshmitarëve të pranishëm, në momentin e sulmit kanë qenë tre persona që kanë ikur me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në Breg të Diellit.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Tre persona e kanë përcjellë Sylën deri te Bregu i Diellit e më pas e kanë sulmuar.

Ndërsa drejtori i televizionit T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki, ka thënë se policia i ka të gjitha të dhënat e nevojshme.

“Si duket sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televioni e deri kur u ndal në Breg të Diellit. Policia i ka të gjithë të dhanat”, ka shkruar tutje ai.

Sipas Kerqukit, sulmi ndaj Sylës lidhet me profesionin e tij prej gazetari.

“Valoni u sulmu për shkak të profesionit të tij, për faktin që është gazetar dhe mbi të gjitha njeri i lire Valon Syla për mua është simbol i fjalës së lirë, është simbol i njeriut të pakompromis, i panënshtrueshëm ndaj askujt, ndaj asnjë grupi – sado i fuqishëm që mund të jetë ai”, ka shkruar në fund Kerquki.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për shtyp në orët e vona ku ka dënuar ashpër sulmin e rëndë fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti i njohur Nusret Pllana ka folur rreth dëshmive që…