Kurti: Deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit, përbrenda logjikës së demarkacionit

14 gusht 2018 | 11:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit janë përbrenda logjikës së demarkacionit.

“Deklaratat e presidentit për korrigjim të kufirit janë përbrenda logjikës së demarkacionit. Ju e dini se më 16 shkurt presidenti Thaçi e ka nënshkruar një marrëveshje me homologun e tij malazez për korrigjim të kufirit. Pasnesër bëhet gjashtë muaj, asnjë hap nuk është ndërmarrë. Korrigjimi i kufirit është çështje minore, nuk rregullohet problemi i Kosovës Lindore, me logjikën e demarkacionit të kufijve”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit presidenti Thaçi më shumë po e jep veriun sesa që po e merr Luginën e Preshevës.

“Është brengosëse që presidenti, kur e pyesnit për veriun e Mitrovicës, goja e tij nuk e nxori fjalën Mitrovicë, Ujman, Trepçë. Me këtë logjikë të tij më shumë po e jep veriun në ndërkohë që s’po e merr Luginën. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme. Në bazë të informacioneve që kemi, është rritur prania e xhandarmërisë serbe atje. Kam përshtypjen që po veprohet si me lapidarin e UÇPMB-së para 5 vjetëve”, është shprehur Kurti.

Më tutje ai ka thënë se asnjë Qeveri e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë nuk ua ka dhënë asnjë cent shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Prandaj nuk mund të besojmë te këta politikanë të cilët shtiren se vetëm tash u ka dalë gjumi”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe njohësi i çështjeve ballkanike, Tim Judah, është përfshirë…