Kurti del me një video në gjuhën serbe, falënderon serbët që po i ndërrojnë targat dhe po aplikojnë për pasaporta të Kosovës

07 dhjetor 2023 | 21:36

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës.

Ai tha se nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza, teksa shton se ka rritje prej 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin.

Kryeministri Kurti njoftoi se mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës.

“Vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të të gjithë neve. Së bashku”, shton ai.

Postimi i tij i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të ushtrisë izraelite bëjnë me dije se qindra militantë…