Kurti dhe Haradinaj takohen nesër

24 maj 2021 | 17:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai nesër (e martë) në mesditë pritet ta takojë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “klankosova.tv” nga zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blakaj.

“Takimi në mes të kryetarit Haradinaj dhe kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”, ka thënë Blakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SC Gjilani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm.…