Kurti dhe Merkel në bashkëbisedim virtual, flasin për dialogun, vaksinat dhe investime që hapin vende të punës

17 maj 2021 | 21:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë ka biseduar në një bisedë virtuale me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në një status në Tëitter ai ka thënë se i ka kërkuar ndihmë për vaksina, investime që sjellin vende të punës dhe kanë biseduar për drejtësinë.

Tutje ai ka shtuar se marrëdhëniet tona me shtetin e Gjermanisë janë të forta.

“Një bisedë e hapur dhe e detajuar me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. Ne adresuam një sërë çështjesh përfshirë vaksinat, vendet e punës dhe drejtësinë, duke theksuar marrëdhëniet tona të forta dhe nevojën për investime që sjellin vende pune”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar se kanë biseduar edhe për dialogun me Serbinë.

“Për dialogun kemi rënë dakord që ai duhet të jetë i barabartë dhe të rezultojë në njohje reciproke”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim…