Kurti  dhe Osmani diskutojnë për nevojat e sektorit të biznesit

09 shkurt 2021 | 11:31

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik ka organizuar sot një takim me bartësit e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Qëllimi i takimit ishte informimi me Planin Ekonomik që Vetëvendosja ka përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme, dhe që parashohin të implementojnë në rast të formimit të qeverisë, e ku Partneriteti për Zhvillim Ekonomik ka diskutuar për nevojat e sektorëve që përfaqësojnë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionitdhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (ShPDK), Kllasterin e Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kosovës (KIMERK),  Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës (G7), kanë iniciuar platformën e Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e cila ka për qëllim të avokojë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, e në veçanti të sektorëve të cilët i përfaqësojmë si organizata.

Si objektiv kryesor  i këtij partneriteti është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit tonë. Por edhe inicimi i ndryshimeve në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë  dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet “Made in Kosova”.

Për shkak të pandemisë të pranishëm ishin një numër i kufizuar i prodhuesve, mirëpo ngjarja u përcoll drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të gjitha organizatave pjesë të Partneritetit për Zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije…