Kurti dhe Osmani palaçot e politikës, Edi Rama ‘bosi i Ballkanit’

08 dhjetor 2022 | 23:54

Shkruan: Hisen Berisha

Palaçot e politikës dhe faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovarë

Znj. presidente! A keni kapacitete për të marr vendime si shtetare?!

A i keni të qarta kompetencat tuaja kushtetuese apo ju duhet edhe juve, ta lexoni Kushtetutën  si partneri juaj politik kryeqeveritari Kurti, pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu?!

Paradite, ka zgjedhje, mbas dite, do marrim vendim për zgjedhjet, i keni lodhur edhe partnerët tanë ndërkombëtar, me theks ShBA-të, që po iu duhet të bëjnë kujdestari politike, diplomatike e të sigurisë, 24/7 ndaj rrezikimit që po i bëni rendit ligjor, kushtetues të vendit!

E kuptoj se kjo është faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovarë.

Edhe Samiti i Tiranës, tregoi se bosi i Ballkanit, kur janë në pyetje lëvizjet e mëdha politike, është kryeqeveritari shqiptarë Rama, kurse ju jeni të defaktorizuar deri në joseriozitet.

Kthejuni detyrave të shtëpisë dhe mikromenaxhimeve në vogëlsinë tuaj politike!

Filloni me implementimin e zotimeve në Washington, në frymën e Kushtetutës dhe garancën e aleatit të përhershëm – ShBA-në, apo vazhdoni drejtë fundit tuaj, në dëm të shtetësisë dhe parimit të unitaritetit të territorit, duke i implementuar  jashtë frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zotimt e Brukselit, në frymën e projektit franko-gjerman dhe pozicionimit ofenziv ruso-serb.

Qëndrimi amerikan ishte konsistent , që të shtyhen masat për tabelat, të kthehen në institucionet shtetërore, zyrtarët e komunitetit serb të larguar dhe të formohet  Asociacioni në frymën e Kushtetutës, që ta shmangni formimin e “Zajednices” jokushtetuese sipas projektit franko-gjerman.

Dyshoj se, as ju si Presidente, as Kryeqeveritari, mundeni me i deformua këto detyra, që në fakt ishin urdhëresa.

Ndaj, e dashur zonja presidente!bRespektoi të paktën procedurat formale në procesin e vendimmarrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Kabineti të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim…