Kurti: Do të koordinohem me presidentin Thaçi në mënyrë që të jemi unik në politikën e jashtme

08 shkurt 2020 | 15:33

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikë ne jashtme të vendit.

Kështu tha kryeministri kurti kur u pyet për atë se si e komenton deklaratën e presidentit Thaci  i cili tha se do të jetë edhe nëj mandat në krye të shtetit.

“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha ai.

Kurti nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të fillojë implementimi i reciprocitetit ndaj Serbisë, por ka thënë se po punojnë në këtë drejtim pa u ngutur fare.

“Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që reciprociteti ta zëvendësojë taksën 100 për qind. Nuk duhet as të vonohemi as të ngutemi”, tha ai.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas homazheve që i bëri për të nderuar këngëtaren Nexhmije Pagarushën. /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin…