Opozita thotë se me të gjitha mjetet do ta kundërshtojnë Qeverinë Kurti

08 shkurt 2020 | 15:19

Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin çdo mundësi, përfshirë edhe protestat për të qenë kritikë ndaj shefit të ri të ekzekutivit. Ndërsa, shoqëria civile kërkojnë që opozita të jetë konstruktive në temat nacionale. ​

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë  se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.

“Për veprimet e mira dhe vendimet e mira gjithmonë do të kenë përkrahjen edhe të opozitës, sidomos kur bëhet fjalë për tema nacionale, por po ashtu për vendimet e këqija ose për krejt ato që ne e vlerësojmë se nuk po shkon mirë, do të jemi në nivelin e opozitës. Pra kritik ndaj tyre… edhe protestat janë proces demokratik, mjet që e përdorin gjithandej në botë. Në këtë rast opozita, por uroj që mos të ketë nevojë me pas protesta për tema të caktuar”, thotë ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet.

“Ne duhet në fillim të koordinohemi, të bëjmë boshtin opozitar. Në bazë të veprime të veprojmë si bosht opozitar. Kurse sa i përket Nismës të gjitha çështjet nacionale që do të kërkojë Qeveria për vendin ne edhe në natyrën tonë është që i mbështesim ato. Kurse për çështjet tjera jemi në opozitë… Opozita nuk është për t’i bërë kuorum pozitës. Për këtë çështje duhet të mendoj pozita. Asnjëherë opozita dhe Nisma Socialdemokrate nuk do t’i bëjë kuorum pozitës”, u shpreh Shala.

KosovaPress ka tentuar disa herë që të kontaktojë me disa prej deputetëve të PDK-së në lidhje me këtë çështje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

E njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.

Analisti politik, Faton Abdullahu nuk përjashton mundësinë që ‘komandantët’ opozitarë të bëjnë edhe veprime jashtë institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe presidenti i…