Kurti: Dokument të shkruar ka sjell vetëm Kosova, jo BE-ja dhe Serbia

14 shtator 2023 | 17:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se në takimin e sotëm në Bruksel vetëm ai ka sjell dokument të shkruar.

Në konferencë për medie, ai ka mohuar se një gjë të tillë e ka bërë BE-ja dhe Serbia.

“Se pari, nuk ka propozim të Beogradit, ka dokumente kushtezuese që kur ta lexoni do ta vërtetoni. Nuk mund të ketë kompromis midis propozim dhe kushtëzimit. Dhe e fundit, e që është e para, sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjell vetëm Republika e Kosovës përmes meje. As pala serbe, as BE-aj. Bashkimi Evropian ka lehtësuar dhe ndërmjetësuar”, ka thënë Kurti

Sipas tij, dokumenti serb ishte kushtetzues.

“Bashkimi Evropian është aty për të siguruar që propozimet e palëve të jenë përbrenda frymës dhe formës se BE-së, Evropës. Pra, ata nuk bëjnë propozimet. Ata kujdesen që propozimet e palëve janë të tilla që nuk tejkalon kornizën evropiane. Pala serbe nuk ka sjell propozime, por e kishte dërgua një kushtëzim të BE-ja dhe midis kushtëzimit dhe propozimit nuk mund të ketë mesatare aritmetike”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë…