Kurti duartrokitet në Slloveni kur i replikon Bërnabiqit që tha se Kosova nuk është shtet

28 gusht 2023 | 16:38

Në panelin e diskutimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku po flitet për integrimin në Bashkimin Evropian të shteteve të rajonit, kryeministrja Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk bëhet fjalë për “dy shtete”, kur flitet për Kosovën dhe Serbinë, por për një.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është as pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Përkrahja në Kosovë për Bashkimin Evropian në Kosovë është 94 për qind, në Serbi është rreth 45 për qind. Ne i kemi vënë sanksionet kundër federatës ruse, Serbia jo, as që e mendon këtë.  Nuk e distancon vetën as nga Millosheviqi as nga Putini, prandaj nuk është e thjeshtë për ne”,ka thënë Kurti, fjala e të cilit ndërprerë nga duartrokitjet e audiencës.

“Unë dua t’i normalizojë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë nëse fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është shumë më i vështirë”,ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e Marcos Alonso.…