Kurti e falënderon homologen lituaneze për mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik

19 shkurt 2023 | 15:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar homologen e tij të Lituanisë, Ingrida Simonyte, në Mynih.

Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet tyre është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti e ka falënderuar Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin euroatlantik.

Ai ka pranuar urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy takimet përmbyllëse të javës së 20-të në…