Ballkani fiton kundër Drenicën, Gjilani dhe Malisheva ndajnë pikët
19 shkurt 2023
| 15:18
Kanë përfunduar dy takimet përmbyllëse të javës së 20-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Ballkani ka shënuar fitore, duke triumfuar në shtëpi kundër Drenicës me rezultat 2:1.
Koxy ia ka dhënë epërsinë Drenicës në minutën e tetë, për t’u barazuar më pas nga Albion Rrahmani në minutën e 25-të.
Rrahmani ka shënuar golin e fitores për Ballkanin në minutën e 88-të të përballjes.
Në anën tjetër të Kosovës, Gjilani dhe Malisheva kanë ndarë pikët 2:2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan
Sobowale në minutën e 18-të dhe Tolaj në të 64-tën ishin golashënuesit për Malishevën.
Ndërkohë, për Gjilanin realizuan Dabiqaj në minutën e 30-të dhe Mevlan Zeka dhjetë minuta pa përfunduar takimi.



