Kurti e kryetari i Gjilanit vizitojnë familjen e heroit Kadri Zeka

18 janar 2022 | 11:00

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni, kanë vizituar familjen e heroit Kadri Zeka, në kuadër të 17 janarit, ditës së rënies së tij, bashkë me vëllezërit Gërvalla.

Në familjen Zeka, kryeministri Kurti u prit nga baca Shaip, vëllai i heroit dhe familjarët tjerë.

Kryeministri Kurti mori pjesë edhe në akademinë kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre, e cila u mbajt në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit 2022’, një aktivitet ky që në Gjilan mbahet prej mbi 30 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të historisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare…