Kurti e Osmani takojnë babain e katër dëshmorëve, Sheremet Sejdiun

28 shkurt 2021 | 18:16

Burri i fortë, Sheremet Sejdiu nga Çirezi apo baca Sheremet si e thërrasin qytetarët, baba i katër dëshmorëve sot ka pritur vizitorë të shumtë, ndër ta edhe U.d. Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin në ardhje Albin Kurti.

Beteja e Likoshanit dhe Çirezit mori shumë jetë njerëzish të pafajshëm, pasi që policia bëri gjenocid ndaj qytetarëve dhe civilëve duke mos patur mundësi të ballafaqohej me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Bacës Sheremet ia vranë 4 djemë, ndërsa fotografia e tij me bijtë e tij të vdekur dhe të mbëshjtellur me flamuj kombëtar, kishte bërë që shumë të rinj t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jeta e bacës Sherement ka qenë e vështirë dhe plotë sfida, por ai gjithmonë gjenë forcë për të inkurajuar të rinjët të punojnë për të mirën e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Gjatë pajtimit të gjaqeve është përmendur shumë motoja…