Kurti e Salihu bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

05 janar 2019 | 20:39

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihun.

Kurti ka treguar se nga Salihu u informua për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe për shqetësimet e tyre tani para fillimit të dialogut me Serbinë.

Postimi i plotë i Kurtit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me deputetin Liburn Aliu, patëm rastin të presim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Sami Salihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, z. Avni Aliti.

Nga z. Salihu, u informuam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tyre, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.

U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë.

Ne mbështesim, qëndrimin e z. Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa numri i grabitjeve me armë është shtuar, në vend…