Kurti emëron Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve

20 shkurt 2020 | 23:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të enjtes ka emëruar sot Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Kurti ka vlerësuar se përvojë profesionale e Krasniqit në fushën e ekonomisë do të ndihmojë shumë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve të udhëhequr nga Besnik Bislimi.

Në vendimin për emërim thuhet se zëvendësministri në afatin kohor brenda tridhjetë ditësh ka për obligim që të deklaroj pasurinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sami Fejza Mërgata shqiptare është integruar shumë mirë në…