Kurti flet pas përballjes me Bërnabiqin, tregon se si nisi përplasja

10 qershor 2021 | 16:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka pasur një përplasje verbale me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Kurti ka thënë se pikërisht për çështjen e njohjes, ka pasur polemika me kryeministren serbe.

“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, në kushtet kur të dy shtetet marrin pjesë në këtë nismë.

“Të gjitha këto nisma ngecin për shkak se mungon njohja nga Serbia. Kjo do ta krijonte situatën në të cilën, jo vetëm Kosova e Serbia, por të gjitha vendet do të mund të ecnin më shumë drejt BE. Në fund të kësaj dekade do të duhet të jemi të gatshëm për integrim në BE”.

“Konstatova që përderisa 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë, atëherë BE-ja nuk është ende Evropë, sepse nuk është i kompletuar. Kosova e ka pozitën edhe më të vështirë, për shkak se nuk kemi ende liberalizim të vizave, edhe pse populli i Kosovës është shteti më pro evropian në Evropë”,  është shprehur Kurti, duke shtuar  Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk ka më lidhje me “mini-shengenin” rajonal.

Kurti përplaset me Bërnabiqin në Tiranë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor…