Kurti përplaset me Bërnabiqin në Tiranë

10 qershor 2021 | 15:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku  ka marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka kërkuar që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në mënyrë  që Kosova të trajtohej si shtet.

Kështu ka raportuar mediumi serb “Tanjug”-u.

Gjithashtu, Kurti i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i është përgjigjur Kurtit duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë.

“Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë ajo.

Bërnabiqi ka thënë se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, dhe nuk është anëtare e OKB-së.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Kurti,  duke ia parashtruar Bërnabiqit një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”.

Ndërsa Bërnabiqi sipas “Tanjug”-ut është përgjigjur: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar…