Kurti i përgjigjet Thaçit: Mos bëni vlerësime politike dhe presion

13 janar 2020 | 08:30

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Kurti ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duhet e lajmëruar se ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.

“Ne kemi pranuar letrën tuaj të datës 10 janar 2020. Duke dashur të mirëkuptojmë rolin tuaj kushtetues, dua që fillimisht me keqardhje të konstatoj se mesazhi juaj përbën ndërhyrje dhe paragjykim të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, në këtë rast për subjektin fitues”, ka shkruar Kurti në përgjigjen e tij drejtuar presidentit.

Kurti i ka thënë më tej Thaçit se roli i presidentit njihet si ceremonial dhe “Kushtetuta nuk i njeh rol imponues në formimin e Qeverisë”.

“Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i Qeverisë nuk është i lidhur me afate (përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën Presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit), për shkak se demokracia nuk është thjesht grumbullim numrash, por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish”, ka thënë  Kurti.

Ai thotë se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në fazën e finalizimit dhe në një të ardhme të afërt do t’i dërgohet zyrtarisht emri i të nominuarit për mandatar të shefit të ekzekutivit të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të rinisë mësimi në të gjitha institucionet arsimore…