Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi
01 tetor 2023
| 11:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit në Turqi, duke thënë se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.
Ai përmes një postimi në “X” u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar atje.
“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.