Kurti ia dorëzon Lladrovcit çmimin për performancën më të mirë

21 maj 2021 | 12:38

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka pranuar sot nga kryeministri Albin Kurti çmimin për performancën më të mirë për vitin 2019.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ketë çmim ia dedikon ish-kryetarin Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

 

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Performanca jonë shembullore në zbatim të ligjit dhe transparencës, me treguesit: Qeverisja demokratike, Menaxhimi komunal dhe Ofrimi i shërbimeve, rikonfirmohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Falënderoj ministrin e MAPL, z. Krasniqi, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencinë Suedeze dhe Ambasadën Norvegjeze për objektivitetin dhe vlerësimin e performancës së komunës së Drenasit.

Drenasi është komuna me performancën më të mirë për vitin 2019.

Me shumën e buxhetit shtesë të fituar, do të zbatojmë projekte në interes të qytetarëve, të vlerësuara si më të nevojshmet, me prioritet.

Falënderoj qytetarët për bashkëpunim dhe zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar si më të mirën në vend.

Jemi të parët. Faleminderit të gjithëve, ashtu siç e falënderoj ekipin vlerësues të performancës!

Këtë sukses ia dedikoj motivuesit dhe përkrahësit tim më të madh për zbatimin e ligjit dhe transparencës, z. Kadri Veseli.

Të arriturat e komunës tonë dhe të shpallura më herët, edhe tash së dyti, nuk solli asnjë pikë të vetme ndryshim nga rezultati i parë, kur u shpallem fitues, në shtator të vitit 2020.

Më vjen keq prej disa kolegëve në krye të komunave të vendit që ranë pre e dezinformatave të lansuara nga ndonjë keqbërës i Drenasit dhe gazetaruci, duke u ankuar se matja e performancës nuk ishte objektive, madje duke i besuar matjeve nën nivelin e këtij vlerësimi zyrtar të Ministrisë dhe tri subjekteve të financuara nga ambasadat e tri shteteve mike.

Pavarësisht shumës së fituar nga granti dhe planifikimeve të deklaruara, ne mbesim të përkushtuar për interesin e qytetarëve, duke rikonfirmuar se Drenasi ishte, është dhe mbetet bastion i lirisë, zbatimit të ligjit dhe transparencës.

Projektet e përzgjedhura për zbatim me buxhetin me vlerë 517,430.00 euro, janë përzgjedhur më të nevojshmet që brenda vitit do të realizohen.

Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim, jemi komuna me performancën më të mirë në zbatim të ligjit dhe transparencës, me qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët, sepse jemi më të mirët!

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of one or more people, people standing and indoor

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afati kalimtar i verës do të jetë shumë intensivë për…