Këta futbollistë pritet të largohen nga Barcelona

21 maj 2021 | 12:31

Afati kalimtar i verës do të jetë shumë intensivë për Barcelonën. Tifozët shpresojnë që Leo Messi të rinovojë dhe ekipi i tyre i zemrës të nisë një cikël të ri fitues me Joan Laportën si president. Ky i fundit ka vendosur të bëjë një revolucion të vërtetë në fund të sezonit.

“Sport.es” raporton se plot 14 lojtarë mund të largohen nga “Camp Nou”, mes tyre edhe emra të rëndësishëm. Barcelona po kalon një moment të vështirë ekonomik dhe drejtuesit e klubit po krijojnë një plan për t’i ulur shpenzimet e shumta. Në listën e përpiluar janë 14 futbollistë, të cilëve do t’u kërkohet ulja e rrogës.

Kush nuk pranon do të përfundojë në merkato. Lojtarë si Pique, Jordi Alba, Busquets apo Sergio Roberts, duhet të bëjnë një sakrificë financiare për ta vijuar karrierën te Barcelona. Diskutim i ndryshëm për Riqui, Neto, Umtiti, Junior, Pjaniq, Coutinho, Griezmann, Matheus, Braithwaite dhe Dembele. Këta dhjetë futbollistë ndodhen zyrtarisht në merkato dhe klubi katalanas shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka filluar sot mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve…