PSD-ja fillon mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave të pandemisë

21 maj 2021 | 12:25

Partia Socialdemokrate ka filluar sot mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për peticionin, i cili ka për qëllim faljen e gjobave që janë vendosur gjatë  pandemisë Covid-19.

Mbledhja e nënshkrime ka fillua në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes këtij peticioni do të dorëzohet projektligji për faljen e dënimeve në Kuvendin e Kosovës.

Ligji për pandeminë Covid-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht të viti të kaluar. Nga ajo kohë Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat ndaj koronavirusit.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prej pak javësh, Rita Ora dhe Taika Waititi, janë duke…