Kurti: Integrimi evropian është drejtuar në një rrugë të gabuar

19 dhjetor 2018 | 15:51

Anëtarë të Komisionit për Integrime, deputetë të Kuvendit të Kosovës, njohës të çështjeve të integrimit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë organizuar sot tryezën “Raporti i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian – Lëvizja e lirë, Reformat, MSA”.

Me këtë rast kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ekipi negociator i formuar kohëve të fundit po ndihmon rreth forcimit të imunitetit të presidentit Thaçi drejtë pazareve me Serbinë.

“Nuk mund të ketë integrime evropiane pa një integritet vetjak. Nuk kemi pasur asnjëherë një qeveri kaq skandale si kjo e vitit 2018. Mendoj që integrimi evropian është drejtuar në një rrugë të gabuar tashmë. Raportet e Kosovës me BE-në kurrë s’kanë qenë më të dobëta se tani. Kohët e fundit Haradinaj ka rënë në kurthin e presidentit Thaçi meqenëse ai ka votuar pa rezervë një grup negociator i cili po bëhet dhe po shndërrohet në mbështetje dhe imunitet për presidentit në kuadër të pazareve të tij me Serbinë”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se Qeveria Haradinaj është pjesëmarrëse në kapjen e shtetit të Kosovës.

“Qeveria aktuale është bërë pjesëmarrëse në kapjen e shtetit. Dhe kjo Kosovë më shumë ka regjim se sa qeverisje të mirë. Udhëheqësit tanë janë toleruar shumë për korrupsionin e tyre paralelisht me aventurat e tyre”, është shprehur Kurti.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur vizitorët më…