Kurti: Jemi në mes të betejës me koronavirusin, më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar

06 prill 2020 | 13:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të hidhur vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës si pasojë e koronavirusit.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kosova është në mes të betejës me Covid-19. Në këtë kontekst, Kurti ka vlerësuar se sot më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e sicilit qytetar për ta mposhtur koronavirusin.

“Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në ora 3:00, virusi Corona i shkaktoi vdekjen S.N., burrë, nga Prishtina, kurse, në ora 7:10, N.R., grua, nga Prizreni, gjithashtu, ndërroi jetë.

Mëngjesi i sotëm na doli më i hidhuri që nga 13 marsi dhe 22 marsi, ditët kur u shënua rasti i parë i infektimit dhe rasti i parë fatal si pasojë e COVID-19. Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar.

Prandaj:

Qëndroni të pastër.

Qëndroni në distancë.

Qëndroni në shtëpi.

Vetëm kaq na duhet që të fitojmë. Më lehtë e më thjesht nuk ka qenë asnjëherë. Me pak disiplinë do t’ia dalim. I kemi 23 të shëruar e 145 raste të konfirmuara. E, nga profesionistët mësojmë se është pritur që numri i të prekurve me virusin të jetë shumë më i madh. Mirëpo, kjo nuk duhet të na relaksojë. Përkundrazi. Po hyjmë në javët kritike të virusit, dhe, ta bëjmë këtë për veten tonë, për më të dashurit tanë e, mbi të gjitha, për heronjtë në vijën e parë të frontit. Duhet ta vonojmë në kohë dhe ulim në përmasë sa më shumë ngritjen e lakores së shpërndarjes së COVID-19.

Prandaj, sërish:

Qëndroni të pastër.

Qëndroni në distancë.

Qëndroni në shtëpi.

Në ora 3:00, virusi Corona i shkaktoi vdekjen S.N., burrë, nga Prishtina, kurse, në ora 7:10, N.R., grua, nga Prizreni,…

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 6. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka…