Kurti pret në takim ambasadorin Abbott

30 mars 2021 | 15:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Pas takimit, ambasadori britanik ka shkruar se mezi pret të bashkëpunojë për të përmirësuar partneritetin mes të dy qeverive.

“Shumë i kënaqur që u takova me kryeministrin Albin Kurti këtë pasdite. Ne mezi prisnim të punojmë së bashku në përparësitë e përbashkëta të dy qeverive tona dhe të përmirësojmë më tej partneritetin e Mbretërisë së Bashkuar-Kosovë”, ka shkruar Abbott në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Memaj shpall te pavlefshme deftesat e kl l -…