Kurti kërkesë Zaevit: Të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

13 nëntor 2019 | 14:24

Lideri i LV-së dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së fundit në Shkup përveç prioriteteve për bashkëpunim dhe projekte me interes të përbashkët, me kryeministrin Zoran Zaev ka biseduar edhe për rastin e Kumanovës.

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në intervistën në “Pressing në T7” ka thënë se Kurti ka kërkuar nga Zaevi hetim për këtë rast.

“Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, ka thënë Zekiri.
Hetimi ndërkombëtar më parë ishte theksuar edhe nga vetë Zaev, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ndërsa ky rast ka qenë edhe nën objektivin e ish-Prokurorisë Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i…