Kurti: Kosova do ta ketë përkrahjen dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë

13 nëntor 2019 | 17:19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, ka qenë mysafir i ambasadorit të Austrisë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim, Kurti së bashku edhe me disa ambasadorë të tjerë kanë biseduar për sfidat që do t’i ketë qeveria e re e Kosovës.

Me këtë rast, Kurti në llogarinë e vet në “Instagram” ka shkruar se Kosova do ta ketë përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

/Epoka e re/

View this post on Instagram

Mbrëmë isha mysafir i ambasadorit austriak z. Christoph Weidinger dhe gruas së tij znj. Maria Gloria Lledo. Mua dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Besnik Bislimin, na ftuan në darkën e shtruar në rezidencën austriake këtu në Prishtinë. Mysafirë ishin edhe ambasadorja e Francës znj. Maria-Christine Butel me bashkëshortin e saj, ambasadori i Norvegjisë z. Jens Erik Grøndahl, Shefja e BE-së znj. Nataliya Apostolova, Ambasadorja e e Finlandës znj. Pia Stjernval, e Luksemburgut znj. Natascha Gomes, si dhe Ambasadori i Belgjikës z. Jean-Louis Servais me bashkëshorten. Ishte mbrëmje e këndshme me bisedë të vlefshme mes miqsh, për shumë tema të ndryshme, e posaçërisht për sfidat e qeverisë sonë në të ardhmen, për çfarë do ta kemi përkrahjen dhe ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Xhaka, ka reaguar duke kaluar në kundërsulm pas ngjarjeve…