Xhaka: Ja pse nuk erdha në Kombëtare

13 nëntor 2019 | 17:17

Taulant Xhaka, ka reaguar duke kaluar në kundërsulm pas ngjarjeve të fundit te Kombëtarja dhe fjalëve të trajnerit Edy Reja në konferencën për shtyp.

Mesfushori kuqezi është shprehur se nuk e ka refuzuar kurrë Kombëtaren dhe jep gjithçka për flamurin.

“Nuk e kam refuzuar kurrë Shqipërinë! Unë për flamurin kuqezi kam dhënë gjithçka! Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të vijë. Jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja”, deklaroi Xhaka ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Kujtojmë se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, për shkak të problemit muskulor.

Ishte dhe Reja ai që sqaroi situatën në konferencën për shtyp, teksa tha: “Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në  Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për…